Aktualitet

Vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar, reagon “Europa Nostra”: E kundërshtojmë! BE vlerëson sundimin e ligjit

14 Maj 2020, 22:07 Nga DOSJA
Vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar, reagon “Europa

TIRANË-Organizata Prestigjioze e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në Europë “Europa Nostra” ka reaguar pas vendimit për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Me anë të një reagimi në Twitter, “Europa Nostra” shkruan se kundërshtojnë vendimin e marrë nga Bashkia.

Ne jemi për trashëgiminë kulturore. Prandaj e kundërshtojmë prishjen e propozuar të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga 7 sitet më te rrezikuara bë Europë. Teatri mbrohet nga ligjet dhe shoqëria civile. BE vlerëson sundimin e ligjit”,- shkruhet në reagimin e tyre.

Kjo deklaratë është bërë në një kohë kur tensionet për godinën e TK kanë arritur kulmin, pasi trualli ka kaluar në pronë të bashkisë dhe kjo ka nisur procedurat për shembjen e godinës. Meta sot ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe shprehet VKM, për kalimin e teatrit në pronësi të bashkisë është kundër ligjeve. Po ashtu Basha sot është takuar me artistët dhe ka thënë se Teatri Kombëtar është vija e kuqe dhe nuk do të lejojë shembjen e godinës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet europa nostra shembja e teatrit kombëtar europa nostra shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll