Sport

“Infektova 9 anëtarë të familjes”, drejtori sportiv i Fiorentinës u tmerrua nga koronavirusi

14 Maj 2020, 15:51 Nga DOSJA
“Infektova 9 anëtarë të familjes”, drejtori sportiv i

Daniele Pradé, drejtori sportiv i Fiorentinës, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, duke folur për betejën e tij me koronavirusin.

“E kam kaluar me vështirësi. Ua kalova edhe nëntë anëtarëve të familjes, kështu që pata shumë frikë. Kemi qenë të shtruar në spital për 30 ditë. Falenderoj Zotin, që për fatin tonë të mirë u kuruam në një nga klinikat më të mira në botë”, ka deklaruar ai.

“Kur ke COVID-19, nuk lëviz dot, ke djersë, diarre, kollë, etj. Është vërtet i rrezikshëm. Në fund gjithçka funksionoi për mirë, pavarësisht vështirësive të kaluara”, ka shtuar Pradé, duke theksuar se tani duhet rifilluar sezoni.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus fiorentina prade coronavirus fiorentina prade

Sondazh

Poll