Sport

Kush tha se do të nisë Premier League? Gjysma e trajnerëve shprehen kundër, Mourinho… “pendohet”

14 Maj 2020, 11:31 Nga DOSJA
Kush tha se do të nisë Premier League? Gjysma e trajnerëve

Premier League ka përcaktuar datën 12 qershor për të vijuar sezonin futbollistik, por gjërat nuk duken kaq të thjeshta. Drejtuesit e futbollit anglez po përballen me shumë zëra kundër.

Ka plot futbollistë të cilët e kanë shfaqur hapur frikën e tyre se mund të infektohen me Covid-19, por edhe disa trajnerë. Sot është raportuar se Jose Mourinho udhëheq kolegët e tij, duke u ankuar se kampionati nuk ka kuptim, nëse lojtarët nuk marrin ngarkesën e nevojshme fizike pas ndërprerjes së gjatë prej pandemisë.

Më shumë se gjysma e trajnerëve të Premier League janë kundër datës së përcaktuar nga Federata dhe Liga e futbollit anglez. Ndërkohë, Mourinho ka reaguar duke thënë se këto lajme nuk janë të vërteta. Pra, ai zyrtarisht nuk është shprehur kundër rënies së bilbilit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mourinho premier league trajneret mourinho premier league trajneret

Sondazh

Poll