Sport

Mungon Higuain, sulmuesi shqiptar zëvendëson argjentinasin dhe del në stërvitje me ekipin e parë të Juventusit

14 Maj 2020, 12:04 Nga DOSJA
Mungon Higuain, sulmuesi shqiptar zëvendëson argjentinasin dhe del

TORINO-Juventus ka nisur përgatitjet për rifillimin e kampionatit, të gjithë lojtarët nuk janë rikthyer në Itali dhe kështu Sarri ka grumbulluar shtatë futbollistë nga ekipi i dytë për ta pasur grupin sa më të plotë. Në mesin e këtyre futbollistëve është edhe shqiptari Giacomo Vrioni. Sulmuesi u thir nga Sarri për të zëvendësuar Higuain që ndodhet në Argjentinë pranë familjes.

Sulmuesi i talentuar ka luajtur për ka luajtur për Shqipërinë U-21.Pas paraqitjeve të mira me shpresat, Vrioni ka debutuar edhe me Kombëtaren, në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit.

Sa i përket të ardhmes së tij, në verë ai pritet të ndryshoj skuadër pasi Juventusi pritet ta huazojë në ndonjë ekip më të vogël për të fituar sa më shumë minuta.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus talenti shqiptar vrioni juventus talenti shqiptar vrioni

Sondazh

Poll