Sport

FOTO/I pandreqshmi Ibrahimovic! Para se të udhëtonte në Milano, suedezi konfliktohet me policinë, shkak bëhet…

14 Maj 2020, 10:47 Nga DOSJA

SUEDI-Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në Milano, pasi kaloi periudhën e karantinimit në shtëpinë e tij në Suedi. Sulmuesi suedez qëndroi me familjen e tij dhe u stërvit me Hammarbyn,skuadër në të cilën ai ka përqindje të aksioneve,por para se të kthehej në qytetin e “modës”, suedezi përfundoi në qendër të vëmendjes pasi lojtari u gjobit nga policia, sepse po drejtonte Ferrari Monza SP2, pa autorizimin e nevojshëm.

Në ditëlindjen e 38, Ibrahimovic i bëri vetes së tij një makinë që kapte shifrën e 1.6 milionë eurove (Vetëm 499 kopje ka në të gjithë botën), në fakt makina nuk ishte regjistruar akoma dhe prandaj nuk lejohej ta drejtonte makinën nëpër rrugët e Stokholmit siç po bënte Ibra. Situata u shpjegua nga drejtori i drejtori i Agjencisë Suedeze të Transportit, Mikael Andersson:

“Për arsye sigurie, makina ishte e bllokuar  në 30 Mars dhe ishte akoma në atë gjendje. Nuk mund të drejtohet një makinë e tillë nëpër rrugët e Stokhomit”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbollisti suedez ibrahimovic milan futbollisti suedez ibrahimovic milan

Sondazh

Poll