Politike

A do dilni në shesh për Teatrin? Meta: Ndonjë karagjoz që do të masë forcën me Presidentin duhet të dijë se…

14 Maj 2020, 11:39 Nga DOSJA
A do dilni në shesh për Teatrin? Meta: Ndonjë karagjoz që do

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do të jetë në zyrën e tij duke i shërbyer interesit publik dhe se do jetë gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës. Pas deklaratës për mediat, që mbejti në Presidencë në lidhje me padinë e depozituar për çështjen e Teatrit, Meta u pyet nëse do të dalë në shesh, njësoj siç doli për Kushtetutën. 

Në përgjigjen e tij, Presidenti tha se do të mbrojë gjithmonë interesin publik dhe se për të gjithë ata që duan të masin forcën me Presidentin, duhet të dinë që ai mban gjithçka shënim.

“Çështja për të cilën unë kam dalë këtu ka një rëndësi të veçantë. Nuk është çështje procedurash por është çështje kushtetuese. Askush nuk mund të fshihet as sot dhe as nesër përpara Kushtetutës. Këta cënojnë një interes të përbashkët për të gjithë shqiptarët. Përsa i takon se ku do të jetë Presidenti, Presidenti është gjithmonë në kryetë detyrës së tij, në mbrojtje të interest public. Ndonjë karagjoz që kërkon të bëjë prova force me Presidentin, duhet të ketë parasysh që Presidenti mban shënime dhe shënon gjithçka. Pa rënë në provokime banale,”– tha Meta. 

Kjo deklaratë u bë gjatë konferencës për media që Presidenti Ilir Meta mbajti mesditën e sotme në Presidencë. Meta tha se shembja e Teatrit dhe kalimi i tij në pronësi të Bashkisë Tiranë, është antikushtetuese. Ai kërkoi që Gjykata Kushtetuese të hedhë poshtë këto akte.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike meta konference 14 maj 2020 meta padi ne kushtetuese shembja e teatrit kombëtar meta konference 14 maj 2020 meta padi ne kushtetuese shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll