Aktualitet

Nipi i djeg barin e bagëtive xhaxhait, kërcet sherri mes kushërinjve në Krujë

14 Maj 2020, 07:49 Nga DOSJA
Nipi i djeg barin e bagëtive xhaxhait, kërcet sherri mes

KRUJË– Dy kushërinj janë vënë në pranga dhe dy vëllezër janë proceduar penalisht pas një konflikti të ndodhur mes tyre. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, mësohet se të arrestuarit janë dy personat me inicialet: Sh. V., 40 vjeç dhe D. V., 29 vjeç, kushërinj mes tyre, ndërsa dy vëllezërit e proceduar penalisht janë V.V, 69 vjeç dhe S. V., 66 vjeç, banues në Krujë.

Mësohet se pas një sherri për motive pronësie, Sh. V. akuzohet se i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë (bar), në pronësi të xhaxhait të tij, me inicialet S. V..

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa familjarëve, duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

Sh. V., 40 vjeç dhe D. V., 29 vjeç, banues në Krujë (kushërinj).

Si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

V., 69 vjeç dhe S. V., 66 vjeç, banues në Krujë (vëllezër).

Këta shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit dhe pas konfliktit shtetasi Sh. V. i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit S. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kruje sherr mes kusherinjve ne kruje kruje sherr mes kusherinjve ne kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Maj 2020, 07:48

Nuk ka shi, JO! Maji do jetë përvëlues

TIRANË– Shqipëria dhe gjithë Ballkani Juglindor do të përfshihen nga vala e parë e të nxehtit. “Do të jetë i nxehtë i jashtëzakonshëm veçanërisht kë...