Aktualitet

Arrestohet autori i katërt i grabitjes së dhunshme në Dibër, si u morën 3 mln lekë nën kërcënimin e armës

14 Maj 2020, 07:26 Nga DOSJA
Arrestohet autori i katërt i grabitjes së dhunshme në Dibër,

DIBËR– 34-vjeçari me inicialet V.S., është vënë në pranga, pasi akuzohet të jetë autori i katërt i grabitjes së ndodhur në vitin 2019, në fshatin Grykë Nokë, Dibër, ku u morën 3 mln lekë të vjetra nën kërcënimin e armës.

Sipas njoftimit zyrtar, 34-vjeçari është arrestuar në fshatin Shumbati, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, mbetur në tentativë.

Autori i tretë i ngjarjes, me iniciale M.K, 25 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, u vu në pranga në muajin nëntor të vitit 2019, një muaj pas grabitjes.

Banesa e shtetasit I.H., në Grykë-Nokë u grabit nga 4 persona të armatosur, të cilët morën 3 mln lekë të vjetra nën kërkcënimin e armë. Në pranga u vunë të rinjtë me inicialet M.M, 26 vjeç dhe D.M, 26 vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim M.K, 25 vjeç, banues në Dibër, dhe F.H, 20 vjeç, banues në Kukës, që u vunë në [ranga më vonë.

Njoftimi i policisë Dibër

Vijon operacioni policor “Shumbati”. Shkon në katër numri i të arrestuarve për vjedhjen me armë të një shume parash në një banesë. Kapet autori i katërt i vjedhjes me armë të një shume parash në fshatin Grykë Nokë, Dibër (ngjarje e ndodhur tetor 2019). Strukturat e Policisë së Dibrës, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim: V. S., 34 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë (të cilët janë arrestuar më parë), kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një shumë parash në banesën e shtetasit I. H. Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, mbetur në tentativë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne diber vjedhje me arme grabitja ne diber vjedhje me arme

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Maj 2020, 05:44

Maliq- 18-vjeçarja nga fshati Vloçisht i Maliqit, e cila është ngacmuar seksalisht nga babai i saj, ka rrëfyer për Abc news detaje nga ngjarja e r...