Sport

VIDEO/Do shohim një tjetër përballje si në vitin 1996? Holyfield sfidon Tyson: Po kthehem, edhe unë jam i shpejtë

13 Maj 2020, 19:31 Nga DOSJA
VIDEO/Do shohim një tjetër përballje si në vitin 1996?

SHBA-E pabesueshme! Bota e boksit ka kthyer vëmendjen tek dy ikona të këtij sporti burrëror, tashmë të tërhequr prej vitesh nga ringu: Mike Tyson (u tërhoq në vitin 2005) dhe Evander Holyfield (2011). Qoftë për shkak të mungesës të ngjarjeve gjatë kësaj periudhe të pandemisë së Koronavirusit, qoftë për nostalgji apo kuriozitet.

E vërteta është se fansat po gjejnë argëtim tek dy “yje” të së shkuarës. Nëse disa ditë më parë ishte “Majku i Hekurt” (53 vjeç) i cili ndau një video nëpërmjet së cilës tregonte lëvizjet e tij të shpejta, tani kundërpërgjigjet së Holyfield.

 

 

 

My 1st week back in the gym and I feel great. I’m looking forward to stepping up my training sessions and intensity as I prepare for my fight. I told you I had something for you? @reneeyoungwwe @bookertfivex @themarkhenry @wwe @wweonfox @foxsports

A post shared by Evander Holyfield (@evanderholyfield) on

“E di që ai është shumë i shpejtë, por i tillë jam edhe unë,” – deklaroi 57-vjeçari nga Alabama, i cili po stërvitet prej një javë dhe synon të ofrojë një duel bamirësie.

“Luftëtari” ka thënë se ai dëshiron të ketë përballë Tysonin, megjithëse sa herë që e pyesin se opsioni i tij i parë është Riddick Boëe, ai përgjigjet: “Sepse, sinqerisht, ne jemi miq”. Boëe (trilogji), Tyson, Lewis, Moorer … Karriera e Evander Holyfieldit është çimentuar nga duelet legjendare.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport evander holyfield mike tyson evander holyfield mike tyson

Sondazh

Poll