Sport

Premier League me protokoll të ashpër për vazhdimin e kampionatit: Dy testime në javë, do të dezinfektohen edhe…

13 Maj 2020, 16:06 Nga DOSJA
Premier League me protokoll të ashpër për vazhdimin e

ANGLI-Edhe Premier League po përgatitet të rifillojë stërvitjet në grup në kuadër të një protokolli të ashpër sanitar. Dokumenti i publikuar nga BBC, parashikon një seri masash për të limituar mundësitë e infektimit, mes të cilëve ndalimi i ndërhyrjeve në sparkatë, disinfektimi i të gjithë materialit teknik (si topat, flamujt, piramidat…) e detyrimi për skuadrat që të kryejnë dy teste në javë.

Stërvitjet mund të kryhen, të paktën në një fazë të parë, me grupe prej maksimumi pesë lojtarë e gjithnjë me “respektimin rigoroz të rregullave mbi distancimin social”. Për momentin, janë të ndaluara edhe ndeshjet e kontrollit. Përveç testeve, lojtarët do ti nënshtrohen, para cdo seance, kontrollit të temperaturës e duhet të plotësojnë një pyetsor mbi gjendjet shëndetësore respektive.

Do të hartohet gjithashtu një regjistër qendror i rezultateve të testit Covid-19, në varësi të pëlqimit dhe marrëveshjes me Shoqatën e lojtarëve. Shpresa e klubeve është që të rifillojnë aktivitetin që të hënën, me seancat e para, që do të kenë një limit me një aktivitet 75-minutësh.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbolli anglez premier league futbolli anglez premier league

Sondazh

Poll