Sport

Nuk ndodhte që prej vitit 2008, përveç tifozëve nuk do të jetë as dhia e e klubit të Bundesligës

13 Maj 2020, 15:23 Nga DOSJA

GJERMANI-Ekipi i Koln që luan në Bundesligë, nuk do të ndjejë vetëm mungesën e tifozëve, por njëkohësisht edhe të simbolit që ka skuadra. Pikërisht dhia që paraqitet edhe në stemën e skuadrës, shërbente si një maskotë duke u paraqitur para fillimi të çdo ndeshje për të sjellë fat. Bëhet fjalë më saktësisht për “Hennes 9” që nuk do të lejohet më në stadiume, të paktën deri në mbylljen e këtij sezoni.

Kjo e ardhur pas masave që ka marrë Bundesliga për rifillimin e sezonit, i cili do të jetë i pari në Europë që do të hapet në këtë fundjavë. Ka qenë vërtet e rrallë mungesa e kësaj kafshe për Këlnin, ndërsa hera e fundit që ka munguar i përket vitit 2008 në ndeshjet e zhvilluara ndaj Hofenheimit dhe Mainzit.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga gjermane hennes 9 koln bundesliga gjermane hennes 9 koln

Sondazh

Poll