Sport

FOTO/Tirana një klub model, del me një njoftim të rëndësishëm:Stop abuzimit, përdorimi i markës përballet me pasoja jur

13 Maj 2020, 19:21 Nga DOSJA
FOTO/Tirana një klub model, del me një njoftim të

TIRANË-Klubi i Tiranës ka ndërmarrë një hap shumë të rëndësishëm sa i përket konsolidimit financiar sipas standarteve të kërkuara dhe për t’u mbrojtur nga abuzimi me emrin e klubit për përfitime fiannciare nga palë të treta. Klubi ka regjistruar emrin KF Tirana dhe logon si markë dhe zotëron pronësinë individuale të saj, duke bërë që tashmë të gjithë kompanitë që prodhojnë e tregëtojnë materiale me to, të kërkojnë leje e sigurisht të paguajnë për të drejtën që t’i vendosin në produktet e tyre.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, klubi ka bërë të qartë se tani e tutje të gjithë duhej të vepronin conform ligjit sa i përket marrëdhënieve me klubin bardheblu në këtë aspekt.

POSTIMI I KF TIRANA

“Legjislacioni Shqiptar, e konkretisht Ligji nr. 9947/2008, “Për pronësinë industriale,” i ndryshuar, mundëson që emri i një biznesi të caktuar të regjistrohet si markë në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale.

Klubi i Futbollit Tirana është tashmë institucion i cili gëzon regjistrimin e markes së tij. Pra, përdorimi pa autorizim i markës KF Tirana është i ndaluar me ligj.

Çdo subjekt juridik apo individ i cili do të përdorë apo ka përdorur markën e Klubit të Futbollit Tirana do të përballet me pasojat juridike.

Ftojmë të gjithë subjektet juridike apo individë të interesuar për përdorimin e markës së Klubit të paraqiten pranë zyrave të Klubit Tirana ose të na kontaktojnë nëpërmjet emailit: [email protected]”, shkruhej në njoftimin e bardhebluve të cilët tashmë shpresojnë që të gjenerojnë më shumë të ardhura edhe në këtë mënyrë.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kf tirana klubi bardheblu kf tirana klubi bardheblu

Sondazh

Poll