Sport

Serie A “mposht” koronavirusin, caktohet data për rifillimin e kampionatit italian

13 Maj 2020, 16:24 Nga DOSJA
Serie A “mposht” koronavirusin, caktohet data për rifillimin e

ITALI-Çdo gjë është e konfirmuar, Serie A do të rifillojë më 13 qershor, ndërsa stërvitjet do të fillojnë të hënën, pasi është arritur marrëveshja për protokollin shëndetësor.Pas ndryshimeve të kërkuara në protokollin mjekësor – i cili po vazhdon të shkaktojë situatë kontraverse në mesin e klubeve dhe shefëve mjekësorë – është dhënë drita e gjelbër për të rifilluar stërvitjet më 18 maj. Nëse një lojtar ose pjetar i stafit teston pozitiv me koronavirus gjatë stërvitjeve, atëherë e gjithë skuadra do të izolohet për 15 ditë.Kishte dy data të mundshme në tryezë: E shtuna 13 ose e shtuna 20.

16 klube votuan datën 13 qershor, vetëm 4 votuan në favor të 20 qershorit. Një shumicë e madhe për këtë arsye preferuan të rifillonin sa më shpejt që të jetë e mundur, duke marrë parasysh planet e UEFA-s për Champions dhe Europa League.Për rifillimin e kampionatit, sidoqoftë, duhet të studiohet një protokoll i veçantë, në lidhje me udhëtimin, transferimet, dhe aspektet e tjera që nuk përfshihen në atë për trajnim.

Gjithashtu do i jepet mundësia që të luhen edhe dy raundet e Kupës së Italisë, për të përmbyllur kështu të dyja kompeticionet dhe jo vetëm kampionatin. Një verë e ngjeshur dhe e lodhshme i pret përpara lojtarët, ndërsa tashmë çdo gjë është në dorën e qeverisë, që duhet të japë “po”-në zyrtare për të vënë në jetë planin e Serie A.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kampionati italian rifillon kampionati serie a kampionati italian rifillon kampionati serie a

Sondazh

Poll