Politike

Koalicion PS-LSI? Rama e mohoi dje, Kryemadhi nuk e hedh poshtë si mundësi: Ai ka thënë shumë herë ‘kurrë’, unë s’

13 Maj 2020, 18:25 Nga DOSJA
Koalicion PS-LSI? Rama e mohoi dje, Kryemadhi nuk e hedh poshtë si

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar përgjigjen e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në konferencën me gazetarët, ku për një koalicion të mundshëm me LSI-në u shpreh se kurrë në politikë nuk thuhet kurrë. 

Ditën e sotme, e ftuar në “Pasdite me Xhaxhiun”, Kryemadhi u pyet nëse i frikësohej një pazari mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e saj, Kryemadhi u përgjigj se nuk e besonte ‘kurrën’ e Ramës.

PJESË NGA BISEDA: 

PYETJE: A i frikësoheni ndonjë pazari Rama-Meta?

Monika Kryemadhi: Nuk më shqetëson fare. Atë e kam thënë, e them dhe do ta them, çdo situatë që Rama mundohet ta shprehi e bën për të larguar vëmendjen nga varfëria që ka kapur shqiptarët dhe po u merr frymën. As ujë nuk do të kenë më, sepse nuk do kenë mundësi të paguajnë taksat e Lali erit në Bashkinë e Tiranës. Pra, kjo është. Nuk më shqetëson mua fare “kurra” e Ramës. Ai ka thënë kurrë kurrë, unë nuk e kam besuar dhe nuk e besoj. Ai s’ka qenë asnjëherë partneri im politik kur kam drejtuar institucionet e mia. Unë jam partnere me shqiptarët.

Dje, kryeministri Rama u pyet për një koalicion të mundshëm me LSI-në. Rama tha se kishte mësuar që në politikë kurrë nuk duhet thënë kurrë, por për momentin nuk e sheh të mundshëm një bashkëpunim. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta monika kryemadhi edi rama ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll