Politike

“Sistemi zgjedhor”/ Hajdari zbardh debatet në KP: Gjiknuri foli në emër të Vasilit, këta ia shkelin syrin njëri -tjetr

13 Maj 2020, 12:04 Nga DOSJA
“Sistemi zgjedhor”/ Hajdari zbardh debatet në KP: Gjiknuri foli

Tiranë- E irrituar, deputetja Rudina Hajdari pas mbledhjes së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore ka deklaruar se Damian Gjiknuri foli në emër të Petrit Vasilit për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ajo u shpreh se ata ia shkelin syrin njëri-tjetrit, dhe kjo sipas saj është qershia mbi tortë.

 

“Dhe njëherë, këta ja shkelin syrin njëri-tjetrit. Në momentin që diskutohej për ndryshimin e sistemit zgjedhor Damian Gjiknuri foli në emër të Petrit Vasilit, kjo ishte qershia mbi tortë.  Unë jam kthyer nga Amerika vetëm për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Duhet ta ndryshojmë se përndryshe kemi tre veta që ulen aty  dhe bëjnë një marrëveshje.  unë për këtë do ti shkoj deri në fund. Kjo është ajo që ne duhet të themi”, u shpreh Rudina Hajdari.

Sot u mblodh Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. PS e PD janë dakordësuar për një sërë çështjesh, megjithëse mbledhja nisi me klimë të ashpër. Në përfundim, Gjiknuri kërkoi që deklaratat politike, Rama-Basha, të mos ktheheshin në një shkak për të braktisur tryezën e dialogut. Ndërsa, PD e pa këtë si një fitore nga ana e opozitës, dhe se maxhoranca sipas Bylykbashit u tërhoq nga deklarata e Ramës për të mos patur qeveri teknike. Administrata Zgjedhore dhe Kolegji do të diskutohen të hënën. Nga ana tjetër, Rudina Hajdari doli e pakënaqur nga takimi dhe tha se palët kanë rënë dakord për të miratuar një reformë pa ndryshim të sistemit zgjedhor.

J.V/F.M/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll