Politike

Bylykbashi: Maxhoranca u tërhoq, s’heqim dorë nga qeveria tranzitore…ndryshimet e sistemit duan kohë!

13 Maj 2020, 12:11 Nga DOSJA
Bylykbashi: Maxhoranca u tërhoq, s’heqim dorë nga qeveria

TIRANË- Opozita e bashkuar është optimiste se maxhoranca është tërhequr nga deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili tha dje se nuk ka për të patur qeveri tranzitore. Oerd Bylykbashi, në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, që zgjati për mbi 3 orë, zbuloi para gazetarëve se takimi është shoqëruar me debate të shumta. Por sipas tij, opozita nuk tërhiqet, së pari nga dy kushte; Administrata zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor, ku palët ndahen në dy qëndrime të ndryshme, por edhe qeveria tranzitore. 

Sot u mblodh Këshilli Politik. Debatet ishin shumë të forta për shkak të deklaratave të djeshme të kryeministrit Edi Rama. Rama deshi të minojë progresin me reformën. I bëmë të qartë maxhorancës se kushtet tona janë aty, ne nuk tërhiqemi prej tyre. S’mundet që në asnjë mënyrë që kryeministri të marrë në xhep administratën zgjedhore, duke emëruar militantë politikë të veshur si të pavarur, e po ashtu as Kolegjin Zgjedhor për t’ju vënë vulën manipulimeve. Kjo është e pandryshueshme. Pavarësisht se kush ka qenë në opozitë, ose jo. Në debatin tonë, ne bëmë të qartë qëndrimin tonë, maxhoranca u tërhoq nga qëndrimet që dje, Edi Rama bëri.”,-tha Bylykbashi. 

Përfaqësuesi i opozitës në këtë Këshill, deklaroi se kryeministri kërkon të minojë progresin e arritur. “Ishte tentativë për të nxjerrë nga binarët Këshillin Politik, sepse do që t’a miratojë Kodin me ndryshimet e tij, që Administrata Zgjedhore të emërohet prej tij, dhe Kolegji Zgjedhor të jetë i tij dhe të vulosë atë që do të bëhet. Debati sot ka qenë për këtë çështje, jo tjetër. Cdo lloj zgjidhjeje s’do i japë mundësi maxhorancës ta bëjë vetëm. Duam të inkuadrojmë bazat e kompromisit të janarit. Mëkatari i madhi, kryeministri, është i fundit që mund të flasë për kriteret e zgjedhjeve të ardhshme. Kemi bërë propozime, për financimin, administratës, rolin e policisë, të gjitha në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Maxhoranca kërkon të kundërtën.”,-tha ai. 

I pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat e rënda që bëri, deputetja Rudina Hajdari, e cila tha se palët kanë bërë marrëveshje për të mos prekur sistemin, Bylykbashi ishte në një mendje me Gjiknurin kur tha se sistemi kërkon kohë që të ndryshohet pasi preket Kushtetuta.

“Sot, patëm një raport nga ekspertët në lidhje me Kushtetueshmërinë për sistemin zgjedhor, por çështja Zgjedhore është konsensualiteti, pasi maxhoranca u tërhoq.”,-tha ai. 

Sot u mblodh Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. PS e PD janë dakordësuar për një sërë çështjesh, megjithëse mbledhja nisi me klimë të ashpër. Në përfundim, Gjiknuri kërkoi që deklaratat politike, Rama-Basha, të mos ktheheshin në një shkak për të braktisur tryezën e dialogut. Ndërsa, PD e pa këtë si një fitore nga ana e opozitës, dhe se maxhoranca sipas Bylykbashit u tërhoq nga deklarata e Ramës për të mos patur qeveri teknike. Administrata Zgjedhore dhe Kolegji do të diskutohen të hënën. Nga ana tjetër, Rudina Hajdari doli e pakënaqur nga takimi dhe tha se palët kanë rënë dakord për të miratuar një reformë pa ndryshim të sistemit zgjedhor.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bylykbashi reforma zgjedhore oerd bylykbashi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll