Politike

Ndryshimi i sistemit Zgjedhor/ Gjiknuri: Do kohë dhe preket Kushtetuta…por PS ka pikëpamjet e saj! Koha që të heqim koalic

13 Maj 2020, 11:57 Nga DOSJA
Ndryshimi i sistemit Zgjedhor/ Gjiknuri: Do kohë dhe preket

TIRANË- Reforma Zgjedhore nuk do të përfshijë ndryshim të sistemit Zgjedhor, pasi kjo do të sillte tejkalim të afateve dhe mos-miratim gjatë këtij sesioni parlamentar.  Bashkë-kryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, dhe përfaqësues i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka zbardhur debatet dhe qëndrimet në mbledhjen e sotme. Gjiknuri ka bërë me dije, se të gjitha ndryshimet e sistemit, sipas ekspertëve kërkojnë ndryshime Kushtetuese, që nënkupton automatikisht, se për maxhorancën, Reforma që do të dalë deri në 31 maj, nuk do të përfshijë ndryshimin e sistemit. Gjiknuri pranoi se kërkohet ndryshim i sistemit zgjedhor, dhe PS është e gatshme të prezantojë propozimet e saj, përfshirë këtu edhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

“Jo u konstatua që të gjitha propozimet duhet të ndryshohet Kushtetuta. Kjo do të kërkojë kohë. Disa palë duan Kod me kompromis për të ndryshuar sistemin zgjedhor, PS ka pikëpamjet e saj. Duke qenë në pushtet, duket sikur çdo palë ka interesin. Ndoshta është momenti që Shqipëria të mos ketë më koalicione zgjedhore. S’dua të paragjykoj, debati është i hapur. Sistemi është në tavolinë, palëve iu takon të shprehen.”,-tha Gjiknuri. 

Sot u mblodh Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. PS e PD janë dakordësuar për një sërë çështjesh, megjithëse mbledhja nisi me klimë të ashpër. Në përfundim, Gjiknuri kërkoi që deklaratat politike, Rama-Basha, të mos ktheheshin në një shkak për të braktisur tryezën e dialogut. Ndërsa, PD e pa këtë si një fitore nga ana e opozitës, dhe se maxhoranca sipas Bylykbashit u tërhoq nga deklarata e Ramës për të mos patur qeveri teknike. Administrata Zgjedhore dhe Kolegji do të diskutohen të hënën. Nga ana tjetër, Rudina Hajdari doli e pakënaqur nga takimi dhe tha se palët kanë rënë dakord për të miratuar një reformë pa ndryshim të sistemit zgjedhor.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri reforma zgjedhore damian gjiknuri reforma zgjedhore

Sondazh

Poll