Politike

Kryemadhi paralajmëron ndërkombëtarët: Metës i ka ardhur në majë të hundës, po shpërtheu ai…

13 Maj 2020, 18:24 Nga DOSJA
Kryemadhi paralajmëron ndërkombëtarët: Metës i ka

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur sot për marrëdheniet e Ilir Metës me ndërkombëtaret. Ajo tha se diplomatët në Tiranë, janë peng të politikës dhe tha se nuk paguajnë asnjë taksë, por fitojnë më shumë kur jetojnë këtu.

Më tej ajo në Fax News u shpreh se Metës i ka ardhur në majë të hundës nga ndërkombëtarët dhe paralajmëroi se nëse shpërthe do të thotë se nuk duron dot më.

Ata të huajt nuk paguajnë asnjë taksë këtu në Shqipëri, përkundrazi fitojnë më shumë. Nuk më intereson fjalori i presidentit në marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Presidenti ka diskursin e vet politik dhe diplomatik. Monika Kryemadhi është politikania e parë që ka kundërshtuar mënyrën e njëanshme dhe të kompromentaura të ambasadorëve.

Nëse presidenti mban një qëndrim të tillë mund ta pyesni, por me sa duket i ka ardhur edhe atij në majë të hundës, sepse është shumë i qetë dhe diplomat, por kur shpërthen Ilir Meta do të thotë se i ka ardhur në majë të hundës, se ai është diplomat dhe kur shpërthen ai do të thotë se nuk duron dot më”, u shpreh kryetarja e LSI.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta monika kryemadhi nderkombetaret ne shqiperi ilir meta monika kryemadhi nderkombetaret ne shqiperi

Sondazh

Poll