Politike

Shpërthen Rudina Hajdari: Po i bëhet bisht Reformës Zgjedhore, i shkelin syri njëri-tjetrit dhe diskutojnë çfarë tha Rama

13 Maj 2020, 12:03 Nga DOSJA
Shpërthen Rudina Hajdari: Po i bëhet bisht Reformës Zgjedhore, i

TIRANË– Rudina Hajdari, përfaqësuesja e Opozitës së Re në Këshillin Politik që u mblodh paraditen e sotme, ka shpërthyer kundrejt të gjithë pjesë marrësve të tjerë në mbledhje.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, Hajdari tha se në këtë mbledhje i është bërë bisht Reformës Zgjedhore, çështjë për të cilën supozohet që u mblodh dhe vetë Këshilli Politik dhe është diskutuar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Me tone të forta shpërthyese, Hajdari tha se askush nga politikanët nuk mendon për demokracinë e qytetarëve. Ajo shtoi më tej se do të arrijë që të krijojë liri dhe demokraci për popullin shqiptar, duke e cilësuar këtë gjë, si arsyeja kryesore, për të cilën u kthye në vendlindje.

“Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë një gjë. Këshilli Politik nuk është një tryezë ku diskutohet se çfarë thanë kryetarët e Partive. Po diskutohen edhe mandatet. E dini pse ndodh kjo? Sepse kur mundohet të diskutohet për Reformën Zgjedhore, këta i bëjnë bisht dhe i shkelin syrin njëri-tjetrin. Këta nuk kanë asnjë lloj garancie në mënyrë që për shqiptarët të ketë një garë të ndershme mes shqiptarëve. Unë do vazhdoj betejën time për ndryshimin e vendit. Në këtë vend nuk ka liri dhe demokraci. Unë në Shqipëri erdha për të forcuar këto dy drejtime. U quajta tradhëtare kur shpreha mendimin tim në Parlament. Këtë betejë do ta çoj deri në fund. Le të më bashkohen të gjithë shqiptarët për të ndryshuar Sistemin Zgjedhor. Këta i kanë gjërat e tyre në rregull. Unë kam besimin që çdo demokrat real do më bashkohet në këtë betejë për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Momenti është tani. Të gjithë ata që kanë humbur shpresën në këtë ven, duhet të luftojnë për këtë gjë,”- tha Hajdari.

Sot u mblodh Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. PS e PD janë dakordësuar për një sërë çështjesh, megjithëse mbledhja nisi me klimë të ashpër. Në përfundim, Gjiknuri kërkoi që deklaratat politike, Rama-Basha, të mos ktheheshin në një shkak për të braktisur tryezën e dialogut. Ndërsa, PD e pa këtë si një fitore nga ana e opozitës, dhe se maxhoranca sipas Bylykbashit u tërhoq nga deklarata e Ramës për të mos patur qeveri teknike. Administrata Zgjedhore dhe Kolegji do të diskutohen të hënën. Nga ana tjetër, Rudina Hajdari doli e pakënaqur nga takimi dhe tha se palët kanë rënë dakord për të miratuar një reformë pa ndryshim të sistemit zgjedhor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll