Politike

ME FOTO: Pasi kositi barin dhe ngjiti male, Meta i dedikohet leximit. I bie në duar libri i Boris Johnson, mesazhi që jep për

13 Maj 2020, 15:51 Nga DOSJA
ME FOTO: Pasi kositi barin dhe ngjiti male, Meta i dedikohet leximit. I bie

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një foto duke lexuar librin e kryeministrit britanik Boris Johnson “The Churchill Factor. How one man made history”.

Në postimin e tij, Meta ka shpërndarë një dhënie të librit dhe shkruan se zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe pavarësia e ekzekutivit janë aktet themelore të lirisë. 

“Ky është mesazhi i popujve britanikë dhe amerikanë për njerëzimin. Le të predikojmë atë që bëjmë në praktikë: le të bëjmë në praktikë atë që predikojmë,”-shkruan Meta.

POSTIMI I PLOTË:

“The Churchill Factor. Hoë one man made history”, me autor Boris Johnson, një libër që nuk duhet humbur dhe një mesazh më aktual se kurrë, shkëputur nga fjalimi i Çërçill në Fulton të Misurit në 1946, kur paralajmëroi “Perden e Hekurt”. Ne asnjëherë nuk duhet të pushojmë së shpalluri me tone të patrembura parimet e mëdha të lirisë dhe të drejtat e njeriut, të cilat janë trashëgimi e përbashkët e botës anglishtfolëse dhe të cilat nëpërmjet Manja Kartës, Ligjit për të Drejtat, Habeas Korpusit, gjyqit ndërmjet një jurie dhe ligjit tradicional anglez kanë gjetur shprehjen më të famshme në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë…. Të gjitha këto duan të thonë se popujt e cilitdo vendi kanë të drejtën dhe duhen të kenë pushtetin, nëpërmjet veprimit kushtetues, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të papenguara, me votim të fshehtë, të zgjedhin ose të ndryshojnë karakterin apo formën e qeverisjes, nën të cilin ndodhen; që të mbretërojnë liria e shprehjes dhe e mendimit; që gjyqet, të pavarura prej ekzekutivit, pa asnjë anësi partiake, të zbatojnë ligjet që kanë marrë miratimin e gjerë prej shumicave më të mëdha ose që janë sanksionuar prej kohës dhe traditës. Këto janë aktet themelore të lirisë, që duhet të ndodhen në çdo shtëpi ose kasolle. Ky është mesazhi i popujve britanikë dhe amerikanë për njerëzimin. Le të predikojmë atë që bëjmë në praktikë: le të bëjmë në praktikë atë që predikojmë”.

Mesa duket, në një kohë kur kryeqyteti është ende në karantinë prej koronavirusit, Meta ka vendosur që t’i dedikohet leximit. Kjo pasi më parë ai i është dedikuar kujdesjes për bahçen e shtëpisë, pasi ka publikuar foto duke korrur barin, megjithatë nuk ka lënë pas edhe ngjitjen në male. Mesa duket tani është koha për një hobi të ri. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike boris johnson ilir meta boris johnson ilir meta

Sondazh

Poll