Aktualitet

Policët tek teatri, Edmond Budina: Po i paralajmëroj të mos derdhin gjak, me hu do i marrim këta që vijnë në mënyrë të

13 Maj 2020, 15:59 Nga DOSJA
Policët tek teatri, Edmond Budina: Po i paralajmëroj të mos

TIRANË- Regjisori Edmond Budina ka folur pas vizitës së policëve të bashkisë në godinën e Teatrit Kombëtar. Në një  reagim, Budina u shpreh se policët kanë lënë një letër në të cilët tuhet se godina tashmë i përket Bashkisë Tiranë. Ai u shpreh se për teatrin do derdhet gjak, pasi artistët nuk tërhiqen deri në fund.

Po i paralajmëroj të mos derdhin gjak. E shikoni se si vijnë në mënyrë të hajdutshme dhe sulmojnë në një moment të papërshtatshëm. Ju e patë në pak minuta ishim të shumtë këtu. Ju bëj thirrje të kini kujdes.

Ruani mendjen. Sepse siç ju ikën juve, mund të na ikë edhe neve. Merrini me hu këta njerëz që vijnë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze për të marrë pronën publike. Ndaj të gjithë shqiptarët të dalin në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Prandaj le të vijnë prapë”, tha ndër të tjera Budina.

Policia Bashkiake ka shkuar sot tek Teatri Kombëtar dhe ka lënë aty një letër. Sipas dokumentit bëhet me dije se teatri tashmë është pronë e bashkisë dhe ata do marrin në dorëzim godinën. Artistët janë mbledhur në sheshin e Teatrit Kombëtar dhe janë shprehur se nuk do lejojnë këtë gjë, e kanë paralajmëruar përplasje e gjakderdhje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond budina policet e bashkise tek teatri trualli i tk i kalon bashkise edmond budina policet e bashkise tek teatri trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Maj 2020, 15:23

TIRANË- Policia Bashkiake ka shkuar sot tek Teatri Kombëtar, ku është përplasur me artsitët dhe aktivistët që qëndrojnë aty për më shumë se dy vite. Ata ka...