Aktualitet

13 Maj 2020, 15:23 Nga DOSJA

TIRANË- Policia Bashkiake ka shkuar sot tek Teatri Kombëtar, ku është përplasur me artsitët dhe aktivistët që qëndrojnë aty për më shumë se dy vite. Ata kanë pasur disa debate, por më pas gjendja është qetësuar.

Kanë qenë aktivistët e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit  që kanë treguar se çfarë ka ndodhur. Sipas tyre mësohet se Policia ka kërkuar që të futet në godinë dhe të ekzekutojë Vendimin e Këshillit të Ministrave, që i ka dhënë truallin e teatrin në pronësi bashkisë.

Policët kanë lënë një dokument në derën e Teatrit dhe kërkojnë që të marrin në dorëzim godinën, pasi tashmë është pronë e Bashkisë Tiranë. 

Në bazë të vendimit nr 15 3037 /1 të datës 12,.5 2020 për marrien në dorëzim të pasurisë 1/ 241 ZK 5380, Teatri Kombëtar Inspektori Elton Dermishi, prezent edhe inspektori Kujtim Llapaj”-shkruhet në shkresën e vendosur në derën e TK-së.

Aktivistët u bëjnë një thirrje qytetarëve të Tiranës që të shkojnë tek teatri, pasi policia po kërkon që të futet në ndërtesë.

Përplasja me policisë dhe artsitëve vjen disa ditë pasi Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë në pronë të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Pas këtij vendimi ka pasur shumë reagime, ku artistët kanë thënë se nuk do tërhiqen. Ndërkohë Veliaj është shprehur se godina e re do bëhet, pasi ekzistuesja është me tallash.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policet e bashkine ne teater teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise policet e bashkine ne teater teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll