Aktualitet

U ‘mbërthyen’ brenda mjetit të bardhë në semafor! Dalin PAMJET e prangosjes të dy shqiptarëve nga ELBASANI. Me 14 kg k

13 Maj 2020, 14:48 Nga DOSJA
U ‘mbërthyen’ brenda mjetit të bardhë në

BRITANI E MADHE- Dy të rinjtë nga Elbasani, Mikelian Baca dhe Egli Hazizolli kanë rënë në prangat e Policisë angleze. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet filmike të momentit të arrestimit të dy shqiptarëve, brenda makinës së tij luksoze. Ata kishin ndaluar në një nga rrugët e Londrës, duke e bërë më të thjeshtë punën për kapjen e tyre.

Ata kishin me vete në makinë afro 14 kilogram kokainë të klasit A dhe përveç saj edhe 200 mijë paund. Ata dyshiohen se janë pjesë e një grupi të struktuar kriminal, rrënjët e të cilit ndodhen në qytetin e Elbasanit, megjithatë akuzat nuk janë pranuar nga asnjë prej tyre.

Në rrëfimin e tyre në polici ata janë shprehur se ishin thjesht transportues të kokainës megjithatë nuk kanë dhënë asnjë detaj se ku furnizoheshin dhe ku e shisnin ‘mallin’.

“Provat që kishim kundër Bacës dhe Hazizollit ishin aq të forta saqë ata nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të pranonin fajësinë,”– tha Irfan Khalifa.

Mikelian Baca, 26 vjeç dhe Egli Hazizolli, 24 vjeç, të dy nga Mortimer u shpallën fajtor nga Gjykata e Harroë Croën më 6 maj për “Posedim dhe tentativë shitje droge klasi A” dhe “Pastrim parash”, ndërsa dënimi për ta do të jepet më 1 qershor.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet egli hazizolli mikelian baca egli hazizolli mikelian baca

Sondazh

Poll