Aktualitet

Teatri Kombëtar i ndërtuar me tallash? Arkitekti Merxhani: Nuk është e vërtetë, vetëm fasada është me populit

13 Maj 2020, 14:31 Nga DOSJA
Teatri Kombëtar i ndërtuar me tallash? Arkitekti Merxhani: Nuk

TIRANË- Kreshnik Merxhani, arkitekt dhe specialist i trashgimisë kulturore, ka folur sot për debatin e Teatrit Kombëtar. Në një deklaratë, Merxhani shprehet se Teatri Kombëtar është i ndërtuar me disa materiale që kanë qenë inovative për kohën, i rezistojnë zjarrit e lëkundjeve sizmike.

Ai komenton dhe deklaratat e bëra kohët e fundit nga Veliaj, i cili tha se godina është ndërtuar me tallash e shprehet se kjo bëhet për të primitivizuar Teatrin Kombëtar.

“Një nga argumentet që është hedhur kohët e fundit ka qenë, nëse Teatri Kombëtar është ndërtuar me tallash apo jo. Për këtë merret si shembull materiali i populit. Ky material i ka fillimet e përdorimit në fillim të shekullit të 20-të dhe vijon të përdoret dhe sot. Është një material ekologjik, përdoren fibra bimore dhe çimento. Është një material shumë i ngjeshur, por është dhe herakliti që është tek TKOB.

Për sa i përket Teatrit Kombëtar, nuk është i gjithë me populit, por vetëm në pjesën e jashtme të tij. Struktura është me betonarme dhe çatia është me material të stazhonuar. Janë materiale të mira, pasi janë të lehtë dhe krijojnë akustikë të mirë. Psei një material inovativ, thuhet se është tallash. Për kjo ndodh sepse kërkojnë të primitivizojnë Teatrin Kombëtar”, shprehet Merxhani.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kreshnik merxhani teatri kombetar kreshnik merxhani teatri kombetar

Sondazh

Poll