U diagnostikua me kancer, rrëfehet nëna e sëmurë: E dhashë vajzën për birësim, s’isha në gjendje ta mbaja
13 Maj 2020, 14:51Nga DOSJA
TIRANË- Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e trishtë dhe tepër të vështirë të zonjës Dhurata Koka. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë përballur me probleme të shumta shëndetësore. Dhurata është diagnostikuar me kancer, ndërsa bashkëshorti ka probleme me zemrën.
Gjendja e vështirë ekonomike dhe ajo shëndetësore i detyroi të dy prindërit të merrnin vendimin e vështirë, që të jepnin për adoptim vajzën e tyre. Vajza atëherë ishte vetëm 14 vjeç dhe halla e saj ishte ajo që e birësoi. Dhurata mes lotësh shprehet se nuk e ka patur aspak të lehtë, por mendoi vetëm për të mirën e vajzës.
Mirela Milori: Si ndjehesh?
Dhurata Koka: Siç më shikon e shtrirë në krevat, sëmurë.
Mirela Milori: Dhurata kur ke folur për herë të fundit me vajzën tënde?
Dhurata Koka: Dje më duket, më kishte shkruar.
Mirela Milori: Sa vjeç është vajza?
Dhurata Koka: Vajza është 15 vjeç!
Mirela Milori: Sa kohë ke pa e parë?
Dhurata Koka: Vajzën që jam ndarë për herë të fundit, në 14 Mars, ditën kur ka ikur.
Mirela Milori: Sa vjeç ishte vajza kur iku?
Dhurata Koka: 14 i bie.
Mirela Milori: E ke dhënë për adoptim ligjor apo thjesht po rri tek kunata, si ishte marrëveshja për ta birësuar?
Dhurata Koka: E kam dhënë për adoptim sepse ne nuk ishim në gjendje ta mbanim atë vajzë.
Mirela Milori: Nëse më lejon të të pyes! Si nuk ishe ne gjendje, nuk ishe në gjendje nga ana ekonomike, nga ana psikologjike se je e pamundur?
Dhurata Koka: Qoftë nga ana ekonomike, qoftë dhe nga ana shëndetësore, se unë përdor mjekime dhe madje kam dhe disa foto që unë jam me shumë, shumë kriza të jashtëzakonshme. Nuk doja që vajza ime të përjetonte diçka të atillë dhe ishim të dy burrë e grua të sëmurë dhe vajza po na kalonte në.. kishim frikë se vajza do kalonte diçka, unë ndjehesha shumë e frikësuar.
Mirela Milori: Ti ia ke dhënë kunatës. Është motra e burrit?
Dhurata Koka: Po!
Mirela Milori: Ka fëmijë të tjerë kunata?
Dhurata Koka: Ka 3.
Mirela Milori: I ka më të rritur se sa vajza jote?
Dhurata Koka: Po!
Mirela Milori: Si shkon vajza atje, nga kontaktet, nga mesazhet. Je e qetë që është mirë vajza?
Dhurata Koka: Shpresoj që do jetë mirë, se unë për më mirë e dhashë. Shpresoj më të mirën asaj vajze, asnjë gjë tjetër.
Mirela Milori: Je e pamundur, por nuk e di e ke pasur të lehtë 14 vjeç ta japësh vajzën? Më fol pak si gruaja- gruas tani?
Dhurata Koka: Jo nuk e kam patur të lehtë, unë e kam patur zemër, unë nuk kam zemër tani. Ta them jo si gruaja-gruas, por ta them si nënë, mua më është shembur komplet bota. Ndoshta tumori im agravoi aq i madh dhe nuk ka minutë, nuk ka sekondë që unë atë…
BRITANI E MADHE- Dy të rinjtë nga Elbasani, Mikelian Baca dhe Egli Hazizolli kanë rënë në prangat e Policisë angleze. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet filmi...
MALIQ– Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares nga Maliqi, e cila pretendon se është abuzuar seksualisht nga babai i saj. Ajo ka rrëfyer se ka pasur probleme në f...
GRAMSH– Një person ka ndërruar jetë dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Kabash n...
TIRANË- Kreshnik Merxhani, arkitekt dhe specialist i trashgimisë kulturore, ka folur sot për debatin e Teatrit Kombëtar. Në një deklaratë, Merxhani shprehe...
TIRANË- Drejtori Ekzekutiv i TIA-s, Costandin Von Alvensleben foli në studion e Abc News edhe për incidentin e pak ditëve më parë në Tiranë.Ai rrëfeu se ng...
Drejtori Ekzekutiv i TIA Costandin Von Alvensleben ishte në studion e Abc News duke u shprehur se shpreson që fluturimet të nisin në qershor.Ai ka theksuar se p...
MALIQ- Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Maliq, ku një vajzë 18-vjeçare dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga babai i saj. Sipas inf...
MALIQ- Një ngjarje e rëndë është sot në qytetin e Maliqit. Sipas një njoftimi nga Policia, mësohet se një 37-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se k...