Aktualitet

ME VIDEO/ Sulmi në Tiranë, FLET drejtori i TIA-s: Një ditë më pas më pyetën nëse e “kuptova” mesazhin, shoferi e ndo

13 Maj 2020, 14:13 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Sulmi në Tiranë, FLET drejtori i TIA-s: Një ditë

TIRANË- Drejtori Ekzekutiv i TIA-s, Costandin Von Alvensleben foli në studion e Abc News edhe për incidentin e pak ditëve më parë në Tiranë.

Ai rrëfeu se nga mënyra se si u godit makina dhe një ditë më pas ai ka marrë një mesazh, ku shkruhej se “a e kuptuat” duke theksuar se se ishte një gjë e qëllimshme.

“Po udhëtoja me makinë dhe papritur te Sheshi Shqiponja, një zhurmë e madhe u dëgjua dhe ishte një njëri me gurë në dorë që gjuajti xhamin e makinës dy herë, unë dola jashtë ai ishte me kapuç, shoferi e ndoqi por nuk e kapi dot. Ne bëmë denoncimin dhe janë sekuestruar kamerat dhe më pas unë pata një mesash tjetër që më thuhej se “a e kuptuar”, ka qenë një mesazh kërcënues, një keqdashës, por që nuk dua të spekuloj. Kam një dyshim. Fakti që makina u godit dy herë dhe marrja e mesazhit mu duk e qëllimshme doja të dija kush është pas kësaj, por ja kam lënë policisë të bëjë punën e vet. Pavaresisht se është një incident jo i mirë, mua më pëlqen Shqipëria dhe ky vend, unë mendoj se tashmë kemi një kriz që duhet të kalohet dhe aty është vëmendja. Mua më pëlqen puna dhe shqiptarët”, është shprehur Alvensleben.

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet costandin von alvensleben sulmi ne aeroportin e rinasit costandin von alvensleben sulmi ne aeroportin e rinasit

Sondazh

Poll