Aktualitet

Dhunoi djalin e partneres, Apeli lë në burg Alfred Kazanxhiu

13 Maj 2020, 14:17 Nga DOSJA
Dhunoi djalin e partneres, Apeli lë në burg Alfred Kazanxhiu

TIRANË– Gjykata e Apelit ka lënë në burg Alfred Kazanxhin, njerku që dhunoi djalin 3-vjeçar të të dashurës së tij. Vendimi është marrë mesditën e sotme, gjatë sencës që u zhvillua në Gjykatën e Apelit, ku Kazanxhiu kërkoi lirinë.

Por kjo kërkesë u hodh poshtë nga grupi i gjyqtarëve.

Më 28 prill, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Kazanxhin. Në seancë, Kazanxhi ka mohuar të ketë ushtruar dhunë mbi të voglin dhe se sipas tij, djali i gruas me të cilën bashkëjetonte, Alba Kapaj Hoxha, kishte rënë nga divani.

Në sallën e gjyqit Kazanxhi gjithashtu ka deklaruar se është i martuar me letra me një tjetër grua. Vetë Hoxha, nëna e fëmijës ka treguar në dëshminë e saj se ajo në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë, më 24 prill ka qenë tek fqinjët, ku dhe punon prej muajsh si pastruese dhe kujdeset për vajzën e tyre invalidë. Ajo tregoi se ka blerë bukë dhe kur është kthyer në shtëpi, ka gjetur të birin e dhunuar.

Dhunimi i 3-vjeçarit u denoncua fillimisht nga vetë halla e të voglit. Ajo akuzonte nënë e tij (ish-gruan e të vëllait) se kishte dhunuar djalin bashkë me partnerin e saj aktual. Ky i fundit, Alfred Kazanxhi është lënë në burg nga gjykata dhe ka mohuar akuzat. Ai shprehet se djali ka rënë nga divani. Vetë nëna e 3-vjeçarit, Alba Kapaj Hoxha, tregon se nuk ka qenë në shtëpi në atë moment, por kur është kthyer e ka gjetur të birin me shenja. Fqinjët hedhin dyshime dhe tregojnë se shumë herë Alfredi i dërgonte fotot e djalit Albës, ku i vogli shihej me shenja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred kazanxhiu dhunimi i 3 vjeçarit në tiranë tirane alfred kazanxhiu dhunimi i 3 vjeçarit në tiranë tirane

Sondazh

Poll