Bota

Rëndohet bilanci në Britani/ Shkon në 33,186 numri viktimave dhe në 229,705 i të infektuarve nga Covid-19

13 Maj 2020, 15:51 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci në Britani/ Shkon në 33,186 numri viktimave dhe

BRITANI – Numri i viktimave në Britani është rritur ndjeshëm edhe ditën e sotme ku sipas të dhënave të publikuara gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 494 dhe numri rotal i të vdekurve ka arritur në 33,186.

Po ashtu autoritetet kanë bërë me dije se është rritur edhe numri i të infektuarve ku së fundmi janë regjistruar 3,242 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në  229,705. Bazuar në të dhënate publikuara në gjendje të rëndë për jetën janë 1,559 pacientë.

Bota është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në të gjithë botën janë shënuar 294.341 viktima dhe janë prekur në total nga virusi 4,373,939qytetarët. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar mbi 1.6 milionë të tjerë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA Virusi po bën “kërdinë” edhe në Meksikë. Edhe Pakistani është në luftë me virusin. Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 30,911 qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 26,621 viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar në 27.104.

Burimi:Worldmeters 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronaviruis ne britani koronaviruis ne britani

Sondazh

Poll