Bota

Hapja e kufijve Kosovë-Shqipëri? Ambasadori Minxhozi: Duhet të stabilizohet gjendja e COVID-19

13 Maj 2020, 14:07 Nga DOSJA
Hapja e kufijve Kosovë-Shqipëri? Ambasadori Minxhozi: Duhet të

KOSOVË- Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Kosovë, ka folur për mundësinë e hapjes mes Kosovës dhe Shqipërisë për sezonin turistik. Në një intervistë për televizionin T7, Minxhozi dhe se ka deklaruar për momentin është e pamundur hapja e kufijve.

Duhet të kuptohemi drejt. Nëse nuk stabilizohemi dukshëm situatën e pandemisë në të dy anët e kufirit, atëherë dëmi do të shkojë dhe më lartë. Është tepër e rëndësishme që qytetarët të vetëdijesohen që trendin e javës së kaluar ta mbajnë. Sot Shqipëria ka vetëm 4 raste, Kosova ka 24. Ky është një shqetësim shumë i madh.

Qytetarët duhet të rrisin vigjilencën për të shmangur virusin. Operatorët turistik i kanë intensifikuar lidhjet midis tyre për të krijuar rregullat për të pasur një pushim sa më të mirë duke u bazuar në rregullat e OBSH-së. Se kur do të shkojmë në plazh apo do të rrezitemi në diell, varet gjithmonë nga ne së bashku. Ne duhet t’i minimizojmë sa më shumë rastet e Covid 19, aq më shpejt mund të shkojmë në plazh”, tha Minxhozi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hapja e kufijve koronavirusi ne kosove qemal minxhozi hapja e kufijve koronavirusi ne kosove qemal minxhozi

Sondazh

Poll