Bota

BE jep lajmin e madh për qytetarët: Do të kemi sezon turistik, por do të zbatohen rregullat

13 Maj 2020, 14:44 Nga DOSJA
BE jep lajmin e madh për qytetarët: Do të kemi sezon turistik,

BRUKSEL– Ekzekutivi i BE, Paolo Gentiloni, ditën e sotme ka propozuar hapjen e kufijve gradualisht në mënyrë që të ringrihet industria turistike e cila është goditur rëndë nga pandemia e koronaviruist. Ai tha se këtë vit mund të kemi një sezon tursitik.

“Mesazhi ynë është që ne do të kemi një sezon turistik këtë verë, dhe nse bëhet e mundur do të ketë masa sigurie të larta” tha ai.

Kujtojmë se disa shtete kanë filluar hapjen e kufijve si  Austria dhe Gjermania që ishin të parat që hoqën kufizimet. Ndërkohë kancelari Sebastian Kurz tha se nga e premtja do të ketë kontrolle në vendkalimet kufitare dhe më më 15 qershor lëvizja e lirë duhet të rifillojë.

 “Ne duam ta bëjmë jetën e përditshme të njerëzve më të lehtë dhe të bëjmë një hap tjetër drejt më shumë normalitetit,” tha Sebastian Kurz.

Udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar tashmë janë paralajmëruar të mos prtendojnë për udhëtime ndërkombëtare pa kryer karantinën.  Por udhëtime pa karantinë do të ketë në Francë dhe Irlandë. Gjigandi i udhëtimeve ‘Tui’ ka njoftuar humbjen deri në 8,000 vendeve të punës në të gjithë botën .

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote paolo gentiloni koronavirusi ne bote paolo gentiloni

Sondazh

Poll