Bota

Ministrja e LDK përplaset me Albin Kurtin: Na lejo të bëjmë punën, s’na ka lejuar Mustafa të japim dorëheqjen

13 Maj 2020, 13:47 Nga DOSJA
Ministrja e LDK përplaset me Albin Kurtin: Na lejo të bëjmë

KOSOVË- Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti që sot në mbledhje të qeverisë ku do të raportohet për 100 ditshin e ka quajtur LDK-në parti të regjimit të vjetër që ka bashkëpunuar me presidentit për të ardhur në pushtet.

Sipas mediave në Kosovë, Bajrami ka deklaruar se pas mocionit kanë kërkuar nga LDK-ja që t’i lirojnë pozitat e ministrave, mirëpo, tha se një gjë e tillë nuk iu është lejuar nga kreu i partisë, Isa Mustafa.

Për ne si ministra të LDK-së kjo periudhë sidomos pas mocionit ka qenë jashtëzakonisht e vështirë para së gjithash ju e dini që të gjithë se ne të gjithë si ministra kemi kërkuar nga partia që të lirojmë pozitat mirëpo na u është kërkuar nga kryetari i partisë që në kohë të pandemisë të vazhdojmë punën dhe të mos bëjmë politikë”, ka thënë ajo.

Bajrami ka shtuar se kërkon nga Kurti që të lejohen të vijojnë punën, siç është bërë deri tani dhe të mos ketë përplasje të tilla.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hykmete bajrami qeveria ne kosove albin kurti hykmete bajrami qeveria ne kosove

Sondazh

Poll