Bota

Tragjike në Rusi/ Regjistrohen 10 mijë raste të reja gjatë 24 orëve nga Covid-19

13 Maj 2020, 15:06 Nga DOSJA
Tragjike në Rusi/ Regjistrohen 10 mijë raste të reja gjatë

RUSI- 96 viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve në Rusi dhe numri total i jetëve të humbura nga Covid-19 ka shkuar në 2,212. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore së fundmi janë regjistruar 10,028 raste reja duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 242,271.

Bazuar në të dhënate publikuara deri më tani janë shëruar 48,003 persona ndërsa në gjendje të rëndë për jetën janë 2,300 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë deri më tani janë kryer 5,982,558 testime.

Bota është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në të gjithë botën janë shënuar 294.341 viktima dhe janë prekur në total nga virusi 4,373,939qytetarët. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar mbi 1.6 milionë të tjerë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA Virusi po bën “kërdinë” edhe në Meksikë. Edhe Pakistani është në luftë me virusin. Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 30,911 qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 26,621 viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar në 27.104.

Burimi:Worldmeters 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronaviruis ne rusi koronaviruis ne rusi

Sondazh

Poll