Bota

Sekretari amerikan, Mike Pompeo ‘thyen’ karantinën, udhëton drejt Izraelit për të biseduar rreth Covid-19

13 Maj 2020, 14:15 Nga DOSJA
Sekretari amerikan, Mike Pompeo ‘thyen’ karantinën,

AMERIKË– Sekretari o shtetit amerikan Mike Pompeo, ditën e sotme ka udhëtuar drejt Izraelit për takime të distancuara shoqërore me kryeministrin Benjamin Netanyahu, dhe partnerin e tij të ri të koalicionit Benny Gantz.

Sipas mediave të huaja Pompeo shkoi në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit, ku është parë  me një maskë me ngjyrat e kuqe, të bardhë dhe blu. Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit pas 6 javësh izolimi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mësohet se Pompeos nuk do t`i kërkohet të qëndrojë dy javë në karantinë për shkak të udhëtimit. Po ashtu bëhet me dije se  Pompeo dhe Netanyahu se do të diskutonin për Covid-19 dhe Iranin.

Kujtojmë se Pompeo akuzoi Iranin për nxitje të terrorizmit edhe gjatë pandemisë, ndërsa Netanyahu e krahasoi vendin me një “murtajë” tjetër duke kërcënuar rajonin.

Gjiithashtu ata do të diskutojnë për planet e Izraelit për të aneksuar vendbanimet hebraike dhe tokat e tjera në Bregun Perëndimor që palestinezët e duan si pjesë e një shteti të ardhshëm.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota benjamin netanyahu koronavirusi ne bote mike pompeo benjamin netanyahu koronavirusi ne bote mike pompeo

Sondazh

Poll