Bota

Rihapja e fluturimeve, BE: Nuk është e nevojshme lënia bosh e ndenjës së mesit në avionë, mjafton vendosja e maskës

13 Maj 2020, 15:20 Nga DOSJA
Rihapja e fluturimeve, BE: Nuk është e nevojshme lënia bosh e

BRUKSEL – Bashkimit Evropian pritet të njoftojë ditën e sotme se aeroplanëve nuk do t’u duhet që të lënë bosh ndenjësen e e mesme të avionit bosh për t’u mbrojtur ga koronavirusi pasi sipas tyre mjaftonqë ata të vendosin maska.

Këto propozime janë pjesë e një pakete propozimesh që BE ka bërë për të shpëtuar industrinë e turizmit, e cila rënë ndjeshëm për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas një dokumenti të Komisionit Evropian, ekzekutivi do të propozojë kuponë për fluturime të anuluara ose për pushime që të qëndrojnë të vlefshme për të paktën një vit me mbrojtje kundër falimentimeve, kështu që njerëzit do t’i pranojnë ato në vend që të kërkojnë rimbursime të plota nga linjat ajrore dhe firmat e udhëtimit.

“Autorizimi i përdorimit të vendeve bosh, për të rritur distancën fizike në avionë, nuk është i rekomandueshëm,” thuhet në dokumentin e Komisionit. Ndërkohë kontrolli, dorëzimi dhe tërheqja e bagazheve duhet të riorganizohet për të shmangur turmat.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), e cila vlerësoi se kriza mund të kushtojë linjave ajrore në total 314 miliardë dollarë, ka këshilluar kompanitë që të kontrollojnë temperaturën e pasagjerëve, të mbledhin detaje personale për çdo gjurmë kontakti dhe të pastrojnë dhe dezinfektojnë terminalet dhe pajisjet.

UDHETIMET ME TREN

Për transportin me tren, ekzekutivi i BE thotë që distancimi shoqëror duhet të zbatohet sipas kapacitetit të trenit. Duhet të kërkohet maskë në trena dhe në stacione, dhe dyert në stacione  duhet të hapen automatikisht dhe xheli i dezinfektimit duhet të jetë në dispozicion.

Rregulla të ngjashme do të zbatohen për transportet e tjera publike dhe anijet e lundrimit.

Burimi:Ruters

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll