Aktualitet

Vrasja e Jurgen Kurtit, Gjykata lë në burg tre të arrestuarit

28 Mars 2019, 13:06 Nga DOSJA
Vrasja e Jurgen Kurtit, Gjykata lë në burg tre të arrestuarit

TIRANË-Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre të rinjtë që u arrestuan për vrasjen e Jurgen Kurtit. Dosja.al mëson se Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi, 33 vjeç lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos, akuzohen për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Tre të rinjtë u vunë në pranga më 26 mars dhe kanë rrëfyer para autoriteteve emrin e personit, Klodian Bane, i cili dyshohet se është personi që e vrau Kurtin. Mësohet se të katërt e kanë ndjekur 26-vjeçarin, Jurgen Kurti për dy javë dhe më pas e kanë vrarë në bashkëpunim për 30 mijë euro.(Lexo këtu)

[sgallery url=”https://dosja.al/vrasja-e-jurgen-kurtit-gjykata-le-ne-burg-tre-te-arrestuarit-2/”]

Si u kordinuan autorët për vrasjen?

Pranë banesës së Kurtit dhe personi që e ndiqte në këmbë ka qenë 21-vjeçari, Elsi Levendi. Edhe momentin e vrasjes 21-vjeçari ka qenë i pranishëm në zonë dhe dyshohet se ai ka njoftuar ekzekutorët për mbërritjen e Kurtit pranë pallatit.

Pasi autorët kryen krimin ata janë larguar nga vendngjarja me një makinë   tip “Benz” ngjyrë gri, që është në pronësi të personit të shpallur në kërkim, identieti i të cilit ende nuk dihet. Makina drejtohej nga personi i shpallur në kërkim dhe  rezulton me dokumentacion të rregullt e regjistruar në Fier.

Për të shkuar tek të arrestuarit policia ka grumbulluar mbi 50 kamera sigurie nga liqeni deri tek ‘Pallati me Shigjeta’, nga ku ka zbuluar 4 të rinjtë dhe lidhja mes tyre.

Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave, (Lexo këtu) u vra pranë shtëpisë së tij në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alesio berberi elsi levendi jurgen kurti klodian bane olsi qalliaj vrasja e jurgen kurtit alesio berberi elsi levendi jurgen kurti klodian bane olsi qalliaj vrasja e jurgen kurtit

Sondazh

Poll