Aktualitet

E rëndë në Maliq, arrestohet 37-vjeçari pasi ngacmoi seksualisht vajzën e tij. Zbardhen audio-përgjimet, babai: Ndjenjat s

13 Maj 2020, 13:26 Nga DOSJA
E rëndë në Maliq, arrestohet 37-vjeçari pasi ngacmoi

MALIQ- Një ngjarje e rëndë është sot në qytetin e Maliqit. Sipas një njoftimi nga Policia, mësohet se një 37-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18 vjeçe. Deri tani mësohet se shtetasi R.M. dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual”. Ai tashmë ndodhet në Komisariat dhe po vijohet me hetimet për të zbuluar të gjithë ngjarjen.

Në rrëfimin e saj në Polici, vajza është shprehur se i ati ishte përdorues i alkoolit, dhe ushtronte dhunë në familje. Për ngjarjen ka reaguar dhe nëna e vajzës dhe shprehet se ajo është divircuar nga bashkëshorti se konsumonte dhe hashash. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet babai qe ngacmoi vajzen ngacmimi seksual policia maliq arrestohet babai qe ngacmoi vajzen ngacmimi seksual policia maliq

Sondazh

Poll