Masakroi me thikë të afërmin e tij në Skrapar, Gjykata e Beratit lë në burg Hamza Çelën
13 Maj 2020, 13:15Nga DOSJA
BERAT- Hamza Çela, i arrestuari për vrasjen e të afërmit të tij Ramadan Çela, ka dalë sot para Gjykatës së Beratit dhe është një njohur me masën e sigurisë. Gjyqtarja Adelajda Gjuzi, pas dëgjimitë palëve ka marrë vendimin për të dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” në Çelën.
Çela është transportuar drejt Gjykatës së rrethit të Beratit nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që në seancë nuk është lejuar prania e medias, për shkak të COVID-19.
Gjatë seancës që zgjati rreth 1 orë mësohet se, prokurori i çeshtjes Tasim Puci ka kërkuar vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të tij dhe ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa mbrojtja ka kërkuar që 37-vjeçari të shtrohet në Spitalin Psikiatrik në Vlorë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit mbrëmjen e së Hënës. 77-vjeçari Ramadan Çela u masakrua me thikë nga i afërmi i tij Hamza Çela, që sipas dëshmive të nipërve të viktimës në vendngjarje, i kishte prerë atij kokën, damarët e duarve e të këmbëve dhe i kishte nxjerrë zemrën jashtë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Pas protestave të njëpasnjëshme, më në fund naftëtarët e Ballshit kanë marrë pagën e luftës prej 400 mijë lekë. Ata shprehen se të bashkuar gjithmonë pu...
ITALI– Një 21-vjeçar shqiptar ka dalë jashtë kontrollit mbrëmjen e të dielës, pasi është zhveshur nudo, dhe në gjendje të dehur është futur të lahet në d...
TIRANE- Dosja.al ka arritur të mësojë detaje nga sherri që ndërpreu për disa minuta sot, mbledhjen e Këshillit Politik. Burime nga brenda mbledhjes, i rrëfyen ...
HOLANDE- Një nga tre luanët, të cilët u keqtrajtuan në kopshtin zoologjik të Fierit, tashmë ka rimarrë veten dhe ndodhet në Holandë, në një qendër të specializu...
Tiranë– Florant Nako, drejtor i dege të një bante të nivelit të dytë në Tiranë, është 35-vjeçari që u arrestua nga policia, pasi i vodhi nga llogaria rrj...
LONDËR– Në 24 dhjetor të vitit 2019, shqiptari Flamur Alex Beqiri u vra në derën e shtëpisë së tij, në sy të gruas dhe djalit të tij në Londër.Pas më shum...