Aktualitet

150 euro për të shkuar në Europë/ Kapen gjashtë emigrantë të paligjshëm në Maliq, në pranga edhe tre trafikantët

13 Maj 2020, 10:42 Nga DOSJA
150 euro për të shkuar në Europë/ Kapen gjashtë

KORÇË– Gjashtë emigrantë të paligjshëm janë kapur sot teksa po udhëtonin nga Maliqi drejt Tiranës, e më pa do të kalonin në vendet europiane.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, janë vënë në pranga edhe tre shqiptarë, të cilët po transportonin klandestinët dhe u kishin premtuar atyre Europën, në këmbim të 150 euro për secilin.

Një nga të arrestuarit e sotëm, rezulton të ketë qenë i shpallur në kërkim më parë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin e datës 23.01.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Tashmë ata akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Njoftimi i policisë Maliq

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Pas një hetimi të kryer nga DVP Korçë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, DVP Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u finalizua operacioni i koduar “Koordinimi” Kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim nga DVP Gjirokastër.

Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, DVP Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Koordinimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: • I. H., 28 vjeç, banues në Durrës. • A. L., 41 vjeç, banues në Durrës. • S. K., 31 vjeç, lindur në fshatin Pirg, Maliq, banues në Durrës, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin e datës 23.01.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Shtetasit e mësipërm, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në afërsi të qytetit të Maliqit, duke transportuar me tre automjete në drejtim të Tiranës, 6 shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm, të cilëve nga hetimet e kryera rezulton se iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës prej 150 euro secilit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapen 6 emigrante ne maliq kapen 6 emigrante ne maliq

Sondazh

Poll