Aktualitet

Zbardhet SHERRI tek Zgjedhorja, pse u nxeh Vasili… Gjiknuri sqaroi opozitën për qeverinë tranzitore: S’është objekt i K

13 Maj 2020, 10:42 Nga DOSJA
Zbardhet SHERRI tek Zgjedhorja, pse u nxeh Vasili… Gjiknuri sqaroi

TIRANE-  Dosja.al ka arritur të mësojë detaje nga sherri që ndërpreu për disa minuta sot, mbledhjen e Këshillit Politik. Burime nga brenda mbledhjes, i rrëfyen Dosja.al se shkaku i debatit ishte kërkesa e opozitës për të shtyrë mbledhjen e parashikuar për sot, pas deklaratave të kryeministrit se nuk ka për të patur qeveri tranzitore.

Publikimi i emaileve në media ka ngritur tonet e bisedimit dhe bashkë-kryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, përfaqësues i socialiste në Këshillin Politik, iu tha të pranishmëve se kërkesa për qeveri tranzitore nuk mund të përfshihet në këtë draft.

Kjo ka sjellë acarimin e Vasilit, i cili ka thënë se ky është kusht i pandryshueshëm nga opozita. Sipas burimeve të Dosja.al, Gjiknuri është shprehur: Për qeverinë tranzitore, unë e kam thënë që s’është objekt i punës së këtij Këshilli, dhe nuk lidhet me Kodin Zgjedhor. Ama jemi në tryeze dhe vazhdojmë punën për Kodin Zgjedhor.

Pas rinisjes së takimit, Gjiknuri iu është përgjigjur gazetarëve në lidhje me ecurinë e Aktualisht po raportojnë ekspertët sipas rendit të ditës. Pra po raportojnë për punën e bërë deri më tani nga grupi i ekspertëve. Më pas, sipas rendit të ditës bëhet dhe vlerësimi i ekspertëve në lidhje me pyetjet që i janë bërë nga përfaqësuesit politikë nëse propozimet e bëra për sistemin prekin apo jo Kushtetutën dhe si mund të adresohen si procedurë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet damian gjiknuri petrit vasili sherr tek zgjedhorja damian gjiknuri petrit vasili sherr tek zgjedhorja

Sondazh

Poll