Aktualitet

Sekuestrohen 350 rrënjë kanabisi në Fier, arrestohet 31-vjeçari

13 Maj 2020, 10:56 Nga DOSJA
Sekuestrohen 350 rrënjë kanabisi në Fier, arrestohet

FIER– Një 31-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet për kulitivim të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, 31-vjeçari, me inicialet G. Y., banues në Buzmadh, Fier, është vënë në pranga ditën e sotme.

Arrestimi i tij u bë pasi në gjtë kontrolleve të kryera në fshatin Buzmadh për mbjelljeje të lëndëve narkotike, u gjetën dhe u sekuestruan 350 bimë. Kultivuesi rezultoi të sihte pikërisht 31-vjeçari që u prangos. 

Njoftimi i policisë Fier

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit nga strukturat e Policisë dhe informacioneve të mara nga qytetarët është bërë i mundur parandalimi dhe goditja e një tentative për kultivim të bimëve narkotike. Sekuestrohen fidanë narkotikë, vihet në pranga një shtetas.

Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative nga qytetarët, kanë bërë të mundur që në fshatin Buzmadh të parandalojnë dhe të godasin një tentativë të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe sekuestruan rreth 350 fidanë narkotikë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit që po tentonte për t’i kultivuar:

G. Y., 31 vjeç, banues në Buzmadh, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31 vjecari ne fier fier sekuestrohen 35 bime ne fier arrestohet 31 vjecari ne fier fier sekuestrohen 35 bime ne fier

Sondazh

Poll