Aktualitet

E përdhunuan 23-vjeçaren dhe i kërkuan para, arrestohen nga policia dy të rinjtë në Fier

13 Maj 2020, 12:06 Nga DOSJA
E përdhunuan 23-vjeçaren dhe i kërkuan para, arrestohen nga

FIER– Ditën e sotme policia e Fierit ka arrestuar dy të rinjtë, M. G., 26 vjeç  dhe O. A., 25 vjeç, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një 23-vjeçare dhe e kanë kanosur këtë të fundit për t’i marrë para.  Mësohet se ndalimi i dy të rinjve nga Fieri është bërë pas kallëzimit në Polici të 23-vjeçares. Mbi të rinjtë rëndojnë akuzat “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ndaluan shtetasit M. G., 26 vjeç (i dënuar më parë për kundërshtim dhe goditje të prokurorit) dhe O. A., 25 vjeç, të dy banues në Fier.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë në DVP Fier, nga një 23-vjeçare se në datën 05.05.2020, në një banesë të tyre në Fier, këta shtetas e kanë përdhunuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve M. G. dhe O. A., si autorë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy te rinjte ne fier perdhunohet 23-vjeçarja ne fier arrestohen dy te rinjte ne fier perdhunohet 23-vjeçarja ne fier

Sondazh

Poll