Aktualitet

EMRI+FOTO/ Kush është drejtori i bankës në Tiranë që vodhi 30 mijë dollarë nga llogaria e klientit, u ndoq për muaj dhe

13 Maj 2020, 09:39 Nga DOSJA
EMRI+FOTO/ Kush është drejtori i bankës në Tiranë

Tiranë– Florant Nako, drejtor i dege të një bante të nivelit të dytë në Tiranë, është 35-vjeçari që u arrestua nga policia, pasi i vodhi nga llogaria rrjedhëse e një klienti 30 mijë dollarë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Nako ishte prej një muaji ishte nën hetim, ku edhe është përgjuar. Mbi të rëndon vepra penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankieri”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndalohet një 35-vjeçar, pasi duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti. Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” .

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet drejtori i bankës florant nako arrestohet drejtori i bankës florant nako

Sondazh

Poll