Aktualitet

Tensione tek ministria e Brendshme, protestuesit qëllojnë me bojë të zezë godinën

28 Mars 2019, 11:26 Nga DOSJA
Tensione tek ministria e Brendshme, protestuesit qëllojnë me bojë

TIRANË- Opozita e bashkuar po vijon protestën, duke ndryshuar skenarin e saj. Edhe pse ishte thënë që do të protestohej para Kuvendit, pas tre orëve grumbullim u zhvendosën tek ministria e Brendshme. 

Sipas PD kjo zhvendosje është bërë për të shkuar tek zyra e Sandër Lleshajt pasi e akzuojnë për dhunë ndaj qytetarëve. Ka qenë flamur Noka ai që u ka bërë thirrje protestuesve për tu bashkuar në marshim.

“Nuk mbahet pushteti me policinë e krimit, me banda e drogë, të gjithë të shkojmë se tek Drejtoria e Policisë. Ndër të tjera ish-deputeti Noka i ka bërë apel ministrit të Brendshëm, Sander Lleshaj të mos përdorë dhunë.

Ndërkohë protestuesit i kërkojnë ministrit të Brendshëm që të lirojë qytetarët që janë arrestuar në tubimet e opozitës dhe po mbahen në qeli. “Lironi djemtë tanë”, kanë qenë thirrjet e protestuesve. Ata shprehen se arrestimet dhe mbajtja në qeli e qytetarëve është e padrejtë. Pas më shumë se 40 minuta qëndrim tek ministria e Brendshme, ku pati dhe përplasje protestuesit u drejtuan tek selia e PD ku dhe mbyllën protestën.

Policia pas çdo proteste ka arrestuar qytetarë të ndryshëm, të cilët akuzohen për veprime të dhunshme dhe për tubime të paligjshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flamur noka marshimi i drejt drejtorise se policise protesta e opozites protesta e opozites 28 mars 2019 sander lleshaj flamur noka marshimi i drejt drejtorise se policise protesta e opozites protesta e opozites 28 mars 2019 sander lleshaj

Sondazh

Poll