Aktualitet

Vrasja në ish-Bllok/ Gjykata e Apelit lë të lirë Ervin Matën

28 Mars 2019, 11:29 Nga DOSJA
Vrasja në ish-Bllok/ Gjykata e Apelit lë të lirë Ervin

TIRANË– Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë të lirë Ervin Matën, 31-vjeçarin e përfshirë në vrasjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut. Apeli la në fuqi masën “detyrim paraqitje”, për Matën, i cili u vetëdorëzua rreth një muaj më pare në polici.(Lexo këtu)

Ervin Mata i njohur ndryshe edhe si ish-i fejuari i Elvana Gjatës u la i lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe kjo masë është konfirmuar edhe sot nga Apeli.

31-vjeçari u vetëdorëzua më datë 2 mars, ditën e shtunë pasi ishte shpallur në kërkim nga policia prej 6 muajsh, për përfshirjen në vrasjen në zonën e ish-Bllokut ku si pasojë e një përplasjeje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha.

Të plagosur mbetën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljo Hato. Burime për Dosja.al bënë me dije në dëshminë e tij Mata ka mohuar që të ketë qëlluar me armë, apo edhe me grusht. Arratinë për gati 6 muaj, ai e argumentoi me faktin se ishte larguar pasi ishte i frikësuar. 

Ngjarja në ish-Bllok

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljo Hato. Ky i fundit u arrestua nga policia, por iu ndryshua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, në sajë të një garancie pasurore prej rreth 1 milionë lekësh, për tu hetuar në gjendje të lire për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.  Njëri nga plumbat e preku Haton në shtyllë kurrizore dhe sipas raportit mjeko-ligjor nuk mund të qëndrojë në qeli pasi ka mbetur pothuajse i paralizuar.

I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua vetëm disa ditë pas ngjarjes, kurse Fabjol Alushi u arrestua nga policia dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje. Ndërkohë në kërkim nga policia është ende ish-komandoja Merviol Bilo, i cili akuzohet të ketë qëlluar për vdekje Gaxhën,

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elvana gjata ervin mata ervis martinaj fabjol gaxha gjykata e apelit gjykata e tiranes lirohet ervin mata ngjarja ne ish-bllok elvana gjata ervin mata ervis martinaj fabjol gaxha gjykata e apelit gjykata e tiranes lirohet ervin mata ngjarja ne ish-bllok

Sondazh

Poll