Aktualitet

Tensione/ Protestuesit përplasen me policinë: Efektivët na thonë do ju q*jmë robtë

28 Mars 2019, 08:57 Nga DOSJA
Tensione/ Protestuesit përplasen me policinë: Efektivët na

Tiranë- Me tensione ka nisur protesta e sotme e opozitës. Banorët e Astirit janë përplasur me Policinë te Pedonalja, pasi kanë tentuar të çajnë gardhin e policisë dhe gardhet prej hekuri që ndodhen para ministrisë së Brendshme. 

Protestuesit shprehen se policia i ka provokuar pasi ata thjesht duan të protestojnë kundra qeverisë Rama.  “Rama ik” janë thirrjet e protestuesve të sotëm.

Një qytetar është shprehur se punonjësit e policisë po i ofendojnë protestuesit. Madje sipas tij efektivët e policisë i kanë sharë protestuesit. “Punonjësit të policisë na thonë ju q*jmë robtë”, kështu është shprehur një protestues.

Në këtë protetë të pranishëm janë figurat më të larta të PD dhe LSI, që kanë mbajtur dhe fjalime para protestuesve. Basha dhe Kryemadhi folën gjatë duke kërkuar dhe njëherë mbështetjen e qytetarëve dhe sulmuan qeverinë. Ndërkohë paralelisht në Kuvend, seanca vijoi e qetë pasi ku u betuan 2 deputetët e tjerë të rinj të opozitës. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozitës 28 mars protestuesit e astirit përplasen me policinë tensione te pedonalja protesta e opozitës 28 mars protestuesit e astirit përplasen me policinë tensione te pedonalja

Sondazh

Poll