Bota

Rëndohet bilanci në Francë/ Shënohen 348 viktima dhe 2.478 të infektuar nga Covid-19, gjatë 14 orëve

12 Maj 2020, 20:00 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci në Francë/ Shënohen 348 viktima dhe 2.478

FRANCË- Në 24 orët e fundit në Francë janë raportuar 348 viktima nga koronavirusi i ri duke çuar në total numrin e jetëve të humbura në 26.991.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se 2.478 persona të tjerë kanë rezultuar  pozitiv ndaj koronavirusit, dhe numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në  në 213.662. Ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi aktualisht është 57.785 dhe në gjendje të rëndë për jetën janë 2,542 pacientë.

Kujtojmë se së fundmi parlamenti francez shtyu gjendjen e jashtëzakonshme deri më 10 korrik.

Në rang global 283,876 persona si shkak i Covid-19, ndërsa janë infektuar mbi 4 milionë të tjerë, ku mes tyre janë 1.5 milionë të sëmurë janë vetëm në Europë. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 1,493,490 të tjerë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 30,560 qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 26,621 viktima.

Burimi:Worldmeters

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll