Sport

Gega i qetë me 9 pikë diferencë: Jemi gati me gjithë mungesat që kemi

28 Mars 2019, 15:18 Nga DOSJA
Gega i qetë me 9 pikë diferencë: Jemi gati me gjithë

Partizani është shkëputur me 9 pikë nga vendi i dytë dhe kjo u jep qetësi kryeqytetasve.

Këtë ka pohuar tekniku i të kuqve, Skënder Gega, i cili në konferencën për shtyp para ndeshjen me Kukësin, e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore.  Përballë gazetarëve, Gega i dha përgjigje shumë dilemave ku sqaroi se stoli i të kuqve është aq sa i kombëtares.

“Kemi marrë maksimumin në 2 ndeshje, por është e kaluar. Ndeshja nesër është e rëndësishme. Kemi ardhur pas një periudhe pushimi, kemi pasur probleme, siç është dëmtimi i Telushit, që është një nga pikat më të forta tona. Edhe Idrizaj gjithashtu pak më parë. Javën që kaloi patëm 2 mungesa të tjera,Hebaj dhe Bardhi. Bardhi po rikuperohet, të shikojmë nëse do të jetë gati deri nesër. Jemi gati me gjithë mungesat që kemi. Do të shkojmë në Shkodër për më të mirën, jemi në vend të parë, 9 pikë larg dhe nuk kemi panik.”

Ju shqetëson mesfusha?

“Prandaj klubet kanë një listë prej 25 vetash sepse meren parasysh të gjitha, edhe kundërshtarët kanë pasur mungesa. Ardhja e Hilës i ka dhënë ekipit kofidencë. Kur mungonte e kemi zëvendësuar me Atandën që ka bërë mirë. E rëndësishme është të kemi të njëjtën performance dhe të ruhen nivelet. Kemi arritur të jemi këtu ku jemi falë këtyre.”

Kush e zëvendëson Telushin?

“Ka emra në ekip. Çdo njeri rritet. Ky është futbolli. Do të mundohemi ta kompesojmë, grupi i ka forcat për ta zëvendësuar Telushin. Nuk mund të them asgjë më përpara se kush do të jetë 100% kush do ta zëvendësojë. Djemtë stërviten mire dhe janë të freskët, për mua kjo është e rëndësishme.”

Lojtarët e ardhur në janar nuk po aktivizohen…

“Eshtë e vërtetë që në janar kanë ardhur lojtarë dhe ata që kanë ardhur nuk janë adoptuar shpejt përveç Dukës dhe Rexhepit. Edhe te ekipet e tjera lojtarët e rinj nuk janë ingranuar me shpejtësi të madhe. Lojtarët e tjerë si Kevin që është i dëmtuar ka pësuar në frakturë në gisht. Ka kohë që nuk stërvitet me grupin, ndërsa lojtari tjetër që është mesfushor ka pasur probleme fizike. Kemi edhe një fazë të katërt. Shpresoj t’i kem sa më shpejt.”

Rexhepi ka një karton për ndeshje, ju shqetëson?

“Ka ardhur në ambjent jo të njohur dhe luan në mënyrë agresive. Nesër nuk do të jetë dhe kjo na shqetëson, por nuk ndryshojmë diçka. Mbas kësaj ndeshje do të kem në grupin më të plotë.”

Kukësi me trajner të ri…

“Nuk është problemi im, nuk futem për t’i prishur planet e tyre apo karriera trajnerësh. Jam trajner i Partizanit dhe  synoj të marrë më të mirën në fushë. Zgjedhjet e klubeve të tjera, janë planet e tyre. E rëndësishme për mua është të marrim maksimumin.”

Çmimi i biletave?

“Jam pyetur çdo javë për batutat e klubeve, por dorëzohem, nuk i përket futbollit. Mënyra  si i administrojnë biletat është punë e tyre. Sa i përket biletave është punë e tyre, pasi klubi me federatën e përcaktonë vetë. Edhe në Bangladesh nëse na çojnë, Partizani do të ketë tifoza. Edhe jashtë shtetit në ndeshjet në Europë klubi i ka mbështetur dhe kemi pasur tifozë. Nuk ka shans, asnjë ekip të ketë më shumë tifoza se ne. “Loro Boriçi” të jep adrenaline është emër i madh dhe fushë e mirë për të luajtur. Nuk është fusha e Kukësit, por e Shkodrës, do të jemi si në shtëpi.”

Do ishit dakort që klubi të bënte të njëjtën gjë ndeshjen e ardhshme?

“Hakmarrja nuk është virtyt i mirë. Në këtë ekonomi, çdo çmim bilete është i tepërt në Shqipëri. Do të doja që të vijnë falas, pa biletë. Nuk kam të drejtë të ndërhy. Dua të mbushen stadiumet, edhe tonët edhe të kundërshtarëve. Lojtari i 12-të na jep qetësi dhe optimizëm.”

4 futbollistë me ekipet kombëtare…

“Për fat të mirë është e kënaqshme. Kanë udhëtuar, por janë mirë. Është pozitive për ne, rrallë ndodh për një klub nga Shqipëria.”

E mendoni veten tuaj si kandidat për kombëtaren?

“Kam qenë trajner i kombëtares. Tani jam i Partizanit. Është po aq i madh dhe jam fokusuar këtu. Dëshirat dhe opinionet janë të ndryshme. Do të jem këtu 100% deri sa të mbarojmë.”-përfundoi Gega.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ketegoria superiore kukesi partizani loro borici skënder gega ketegoria superiore kukesi partizani loro borici skënder gega

Sondazh

Poll