Bota

Albin Kurti del nga izolimi, takon në zyrë ambasadorin gjerman

12 Maj 2020, 12:27 Nga DOSJA
Albin Kurti del nga izolimi, takon në zyrë ambasadorin gjerman

KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kuti, është kthyer në zyrën e tij pasi  qëndroi një ditë në vetëizolim. Kuurti njoftoi dje se u izolua pati kontakt me një zyrtar të Ministrisë së Integrimeve që dyshohej se mund të ketë qenë i infektuar me COVID-19. Ndërkohë, ky i fundit rezultoi negativ, kështu kryeministri në detyrë ka dalë sot nga izolimi.

Ai është takuar me ambasadorin gjerman, Christian Heldt, me të cilin kanë diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës pas pandemisë.

Në takimin e sotëm u diskutua për rimëkëmbjen e shoqërisë pas fitores ndaj pandemisë. Rimëkëmbje sociale e ekonomike.Qeveria e Kosovës falënderon ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin. Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KËF-së dhe GIZ-it gjerman. Të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare.”- thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Dy ditë më  parë, vetë Kurti publikoi disa foto ku kishte dalë të bënte pazaret. I maskuar dhe me doreza, kurti u pa teka futej në supermarket për të bërë blerje dhe në furrën e bukës.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kurti koronavirusi ne kosove kurti

Sondazh

Poll