Vdesin 5 pacientë me Covid-19 nga zjarri në spital, evakuohen edhe 150 të tjerë në Rusi, shkak ventilatorët e mbingarkuar
12 Maj 2020, 07:15Nga DOSJA
RUSI– Një spital në St Petersburg, të Rusisë është përfshirë nga flakët ku për pasojë kanë vdekur 5 pacientë me Covid-19 ndërsa 150 të tjerë janë evakuuar nga njësia e kujdesit intensiv.
Sipas mediave të huaja mësohet që zjarri është shkaktuar nga një qark i shkurtër i një ventilatori. Megjithatë pas shuarjes së zjarrit spitali nuk ka qenë më në kushtet e duhura për të trajtuar pacientët prandaj ministria tashmë ka bërë me dije se për sigurinë e pacientë të gjithë janë evakuuar.
Mediat vendase kanë raportuar se të 5 pacientët që vdiqën kishin qenë në ventilatorë.
“Ventilatorët po punojnë në kufijtë e tyre. Indikimet paraprake janë që ai ishte i mbingarkuar dhe mori zjarr, dhe ky ishte shkaku.”- i tha një burimi në departamentin e emergjencave të St Petersburgut agjencisë së lajmeve Interfax.
Ky lajm i rëndë vjen teksa Rusia është një ndër vendet më të goditura si shkak virusit, pasi prej më shumë se një jave bilanci ditor i të sëmurëve ka qenë mbi 10 mijë, prandaj dhe Qeveria ka marrë masa drastike duke bllokuar vendin në përpjekje të frenimit të Rusisë. Rusia tani renditet e 3 për numrin më të lartë të infeksioneve të konfirmuara në të gjithë botën. Të hënën, ajo raportoi një rritje rekord ditore prej 11656 rastesh, duke e çuar numrin zyrtar në 221.344.
Kosovë– Dick Custin, zëdhënësi i të dërguarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha për Radion Evropa e Lirë se “të gjithë janë të mirëpritur...
Kosovë- Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka njoftuar së fundmi se një zyrtar i kësaj ministrie është i infektuar me COVID-19. Ndërkohë janë karantinuar të gji...
AZI-Në 1957 një lloj i ri i gripit të shpendëve u shfaq në Azinë Lindore dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, duke vrarë të paktën një milion njerëz. S...
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuaer se sot janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Në një njofti...
GJERMANI-Pas ndihmës së parë deri në 15 mijë euro që Gjermania dha për restorantet dhe bizneset e vogla, tashmë ajo po ndihmon përsëri restorantet, duke qenë ...
BRITANI E MADHE– Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ditën e sotme është shprehur se ndoshta nuk do të mund të kemi kurrë një vaksinë kundër koronavir...
MOSKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhure në Moskë ku një zjarr, i cili ka rënë si pasojë e një defekti elektrik u ka marrë jetën të paktën nëntë personave në...
AFRIKË– Presidenti i shtetit afrikan, Nana Akufo Ado, ka njoftuar se një person i vetëm ka infektuar me koronavirus 533 persona që punojnë në një fabrikë n...