Bota

Madonna dhe Robert de Niro i bashkohen listës me 200 të famshëm dhe shkencëtarë, thirrje për botën: Mos i kthehemi normal

12 Maj 2020, 09:29 Nga DOSJA
Madonna dhe Robert de Niro i bashkohen listës me 200 të famshëm

SHBA– Një sërë teorish, hipotezash dhe informcionesh nga shkencëtarësh përfshirë këngëtaren e mirënjohur Madonna, Robert de Niro dhe një grup fituesish të çmimeve Nobel kanë bërë thirrje për ndryshim rrënjësor në botë sesa “një kthim në normalitet” pas bllokimeve të koronavirusit.

Yjet e Hollivudit Cate Blanchett, Jane Fonda, Marion Cotillard dhe Monica Bellucci shtuan gjithashtu emrat e tyre në listën e hapur të botuar në të përditshmen franceze Le Monde.

Të gjithë këto raste personazhet që kanë nënshkrues janë duke kërkuar që t’i japin fund konsumatorizmit të pakufizuar dhe një ‘transformim rrënjësor’ të ekonomive për të ndihmuar në shpëtimin e botës.

Lëvizja është shkruar dhe udhëhequr nga aktorja Juliette Binoche dhe astrofizikantja Aurélien Barrau.

“Ne besojmë se është e paimagjinueshme të kthehemi në normalitet.”-  thuhet në letrën e cila u nënshkrua gjithashtu nga laureatët e Nobelit për mjekësi, kimi dhe fizikë, si dhe fituesi i çmimit të paqes, Muhamed Yunus.

Ata thanë se pandemia ishte një tragjedi por ishte një shans për njerëzimin që të ekzaminojë atë që është thelbësore.

‘Rregullimet nuk janë të mjaftueshme. Problemi është sistemik. Katastrofa ekologjike në vazhdim është një krizë. Për dallim nga një pandemi … një kolaps ekologjik global do të ketë pasoja të pafundme.”- thuhet më tej në letër.

200 nënshkruesit thanë se ishte koha që liderët të linin pas logjikën e paqëndrueshme që akoma mbizotëron dhe të ndërmarrin një riparim të thellë të qëllimeve, vlerave të ekonomisë.

Buimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota madonna robert de niro yjet e hollivudit madonna robert de niro yjet e hollivudit

Sondazh

Poll